"Anila kishte kërkuar të ndahej nga Kola", zbardhen dëshmitë e të afërmve nga ngjarja tragjike në Shkodër

Aktualitet

"Anila kishte kërkuar të ndahej nga Kola", zbardhen

Pas ngjarjes së ndodhur dje në Shkodër, ku Kolë Manaj plagosi rëndë të dashurën e tij dhe më pas me të njëjtën armë vrau veten, policia ka marrë në pyetje familjarët dhe të afërmit e tyre.


Vidhte para nga kasafortat e bizneseve dhe të banesave, arrestohet hajduti serial në Tiranë
Sipas deklarimeve, burime nga policia pohojnë se shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë kërkesa e 44-vjeçares për të ndërprerë marrëdhënien në çift.

Të njëjtat burime sqaruan se Anila Ndoka, (mbiemrin Prendushi e kishte nga martesa e mëparshme) kishte shfaqur shqetësim tek të njohurit e saj se 34-vjeçari nuk punonte.

Sipas deklarimeve, çifti që prej afro 5 vitesh ishin në bashkëjetesë, kishin nisur konfliktet në dy javët e fundit.


34-vjeçari i dërgonte dhe mesazhe që do vriste veten nëse Anila do e linte, sms të cilat sipas të njëjtave burime janë gjetur në celularët e tyre.


Sot, protestë te Kryeministria në mbrojtje të SPAK-ut
Anila Ndoka vijon të qëndrojë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u qëllua me një plumb pistolete në kokë. 

 

 

ME TE LEXUARAT