Anglezja i bashkohet protestës për rrugën e Vlorës në Smokthinë : Makinën e shtymë, mbeti mes gropave

Aktualitet

Anglezja i bashkohet protestës për rrugën e Vlorës në

Banorët e krahinës së Smokthinës në Vlorë protestuan sërish për asfaltimin e 25 kilometrave rrugë që lidhin 7 fshatrat e zonës, një investim që mungon prej vitesh.

Protestuesit bllokuan për rreth 40 minuta qarkullimin në rrugën kombëtare të Lumit të Vlorës, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e automjeteve.

Protestës së banorëve iu bashkuan turistë dhe emigrantë, të cilët thonë se autoritetet duhet të bëjnë më shumë për qytetarët.

“Rruga është plot me gurë, është e pamundur të kalosh. Udhëtimi zgjati për orë të tëra dhe në një moment makina ngeci në rrugë, u desh ta shtynim. Duhet një rrugë më e mirë që të gjithë të kenë mundësi të shkojnë në fshat, ashtu siç duhet.”

Banorët e Smokthinës paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse nuk marrin një përgjigje nga autoritetet përkatëse.

Burimi nga  BalkanWeb

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion