Anëtar i një grupi kriminal, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Podujeva

Aktualitet

Anëtar i një grupi kriminal, arrestohet në Morinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar një 34-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë është prangosur A. B., 34 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë.

Ky i fundit ka rezultuar person në kërkim, pasi NCB Interpol Wiesbaden Gjermani i ka caktuar urdhër-arrestin për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Njoftimi i policisë:


Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat  penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-A. B., 34 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë. 


Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi NCB Interpol Wiesbaden Gjermani i ka caktuar urdhër-arrestin për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë. 

 Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion