Altin Ndoci po fshihet në Pukë?! Policia kthehet në vendlindjen e "qitësit" të Çopjave, çfarë zbuluan hetimet

Aktualitet

Altin Ndoci po fshihet në Pukë?! Policia kthehet në vendlindjen e

Policia vijon kërkimet për kapjen e të burgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis dy ditë më parë nga spitali i Durrësit.

Mësohet se janë zhvilluar kontrolle në shumë banesa, në Tiranë e Durrës, por gjithashtu, pjesë e kontrolleve ka qenë edhe një banesë në vendlindjen, në Pukë. Sakaq mësohet se makina e tij është parë për herë të fundit në autostradën Durrës-Tiranë në territorin e Tiranës dhe më pas është zhdukur.

Altin Ndoci ishte transferuar në Durrës në vitin 2020 dhe ndodhej në gjykim në dosjen “Plumbi i Artë” për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Urucit, si dhe për vrasje për llogari të organizatës kriminale të drejtuar nga Franc dhe Hajdar Çopja.

Nga hetimet e para rezulton se më 13 janar 2026, Altin Ndoci ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili rekomandoi vizitë te mjeku kirurg në Spitalin Rajonal Durrës. I paraburgosuri është shoqëruar sipas itinerarit të përcaktuar: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP. Gjatë trajtimit mjekësor në pavionin infektiv, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Punonjësit e policisë e kanë shoqëruar, por ai ka kundërshtuar dhe i ka goditur, duke arritur të arratiset.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion