Altin Dumani merr prokurorët e SPAK e “zbarkon” në Gjirokastër, ja çfarë po "kurdiset"

Aktualitet

Altin Dumani merr prokurorët e SPAK e “zbarkon” në

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me në krye kryeprokurorin Altin Dumani, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gjirokastrës.

Një grup prokurorësh dhe një pjesë e stafit administrativ të SPAK, janë akomoduar prej mbrëmjes së djeshme në Gjirokastër dhe se kanë rezervuar për qëndrim dy ditor.

Të paqarta vijojë të mbeten arsyet e mbërritjes së këtij grupi prokurorësh në kryeqendrën e jugut, ndërsa gazetari Serjani raporton se nën masa të rrepta sigurie, ata kanë darkuar së bashku në një nga hotelet e zonës historike të pazarit karakteristik.

Gjithashtu mësohet se sot po në të njëjtin vend do të mbahet dhe një mbledhje trajnuese ku me siguri kryeprokurori Dumani do të përcjellë porositë e rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion