“Alo…janë plagosur 2 persona”, çfarë ndodhi dy ditë më parë në Vlorë, reagon policia

Aktualitet

“Alo…janë plagosur 2 persona”, çfarë ndodhi

VLORË – Policia e Vlorës u alarmua mbrëmjen e 29 shtatorit, pas një njoftimi në Urgjencën Kombëtare për të shtëna me armë dhe për persona të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendin ku është raportuar ngjarja por nuk ka konstatua asgjë.

Në këtë mënyrë kanë nisur hetimet, ndërsa sot është zbuluar se gjithçka ishte një stisje dhe raportimi në Urgjencën Kombëtare ishte i rremë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sot policia njofton se telefonata ka ardhur nga një 15-vjeçar i cili është nën hetim në gjendje të lirë nga prokuroria e rrethit të Vlorës.

Njoftimi:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u procedua në gjendje të lirë një 15-vjeçar, pasi më datë 29.09.2022, në mbrëmje, ka bërë njoftim të rremë në numrin e Urgjencës Kombëtare, se në lagjen “Isa Boletini” kishte ndodhur një ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews

ME TE LEXUARAT