“Testoi” policinë se ka vendosur bombë në shkollën “Emin Duraku”, reagon ashpër Koçiu: Çmenduri kriminale

Aktualitet

“Testoi” policinë se ka vendosur bombë në

Zv kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me alarmin fals mëngjesin e sotëm për bombë në një shkollë në kryeqytet.

Koçiu theksoi se nuk është një shaka e hidhur, as test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale.

Koçiu shtoi se kjo lloj çmendurie shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, por nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë.

“Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur oborret janë të mbushura plot me fëmijë, nuk është një shaka e hidhur, nuk është një test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme e një mendjeje të papjekur, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale.

Kjo lloj çmendurie që shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion