Alarm për bombë në qendrën tregtare QTU, evakuohen punonjësit dhe qytetarët

Aktualitet

Alarm për bombë në qendrën tregtare QTU, evakuohen

Një alarm për bombë është dhënë mesditën e kësaj të diele në një qendër tregtare në kryeqytet, ku menjëherë janë evakuuar të gjithë punonjësit dhe qytetarët që ndodheshin brenda ambienteve.

Pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet dhe verifikimet përkatëse, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një alarm të rremë apo një kërcënim real.

Kujtojmë se një alarm i ngjashëm u dha edhe në një tjetër qendër tregtare në kryeqytet, një ditë më parë, të shtunën pasdite.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion