Alarm në brigjet italiane, rreth 500 emigrantë në rrezik në mes të detit

Aktualitet

Alarm në brigjet italiane, rreth 500 emigrantë në rrezik në

Rreth 500 emigrantë kanë mbetur në  një varkë në brigjet e Siçilisë, njoftoi sot organizata Alarm Phone.

Organizata, e cila operon një linjë telefonike emergjente për emigrantët në rrezik në det, tha në Twitter se kishte informuar “autoritetet kompetente” dhe u tha atyre “Mos humbni kohë: dërgoni ndihmë menjëherë!”.

Anija është nisur nga Libia në drejtim për në jug të Siçilisë shtoi Alarm Phone. Frontex nuk pranoi të komentojë menjëherë.

Aftësitë e Italisë në shpëtimin e emigrantëve në det u vunë nën dyshim pas mbytjes së anijes së 26 shkurtit pranë rajonit të Kalabrisë në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 72 emigrantë.

Qeveria e krahut të djathtë të Italisë njoftoi të enjten dënime më të ashpra për kontrabandistët e emigrantëve ku zotohet të godasë kalimet e parregullta detare, dhe hapi rrugët legale të migracionit.

????! ~500 vite in pericolo al largo della #Sicilia!

Alarm Phone è in contatto con circa 500 persone su un barcone partito dalla #Libia, ci ha chiamato dall’area SAR italiana. Abbiamo allertato le autorità competenti. Non perdete tempo: mandate subito i soccorsi! pic.twitter.com/3y0AMiSZ0f

— Alarm Phone (@alarm_phone) March 10, 2023

ME TE LEXUARAT