Akuzohet për shpërdorim detyre, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro
Lajmifundit
/
5 Shkurt 2025, 10:07
Aktualitet
SPAK kërkon dënimin e kryebashkiakut Duro me 1 vit dhe heqje të të drejtës për të ushtruar funksione për 5 vite.
Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën këtë të mërkurë për kryebashkiakun socialist të Devollit Eduard Duro, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që konvertohet në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.
Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu