"Nga Komisariati Nr.3: Aktivistët pyesin Manjën për vilën në Palasë, Kokaj: ‘Ç’lidhje ke me pronat në Rrjoll?’

Aktualitet

"Nga Komisariati Nr.3: Aktivistët pyesin Manjën për

Nga protesta para kryeministrisë, aktivistët Edison Likaj dhe Luçjana Koka kanë lexuar një seri pyetjesh ndaj ish-ministrit të Drejtësisë dhe deputetit Ulsi Manja, i cili raportohet se u përplas me protestuesit ditën e sotme në protestën para Parlamentit. 

Aktivisti Edison Likaj lexoi pyetjet e ardhur nga protestuesit e arrestuar drejtuar Manjës, ndër të cilat thuhej: “A është e vërtetë, zoti Manja, që familjarët tuaj janë paguar nga inceneratorët? A është e vërtetë, Ulsi, që në Palasë të kanë dhuruar një vilë ca trafikantë droge? … A është e vërtetë, Ulsi, që ti po ndërton edhe në Paskuqan? … A është e vërtetë, Ulsi, që ti po ndërton edhe në Farkë?”.

“Ky njeri nuk ka qenë një ish-zyrtar i korruptuar, është një kriminel që meriton të shkojë në burg”, deklaroi aktivisti.

Ndërkohë, aktivistja Luçjana Koka ngriti një tjetër pyetje, duke e pyetur Manjës lidhur me një çështje pronash në Rrjoll, në kohën kur deputeti ka qenë Prokuror.

“Kam një pyetje personale, çfarë lidhje ke Ulsi me tokat e Rrjollit kur ishte prokuror në Shkodër?”, pyeti ajo.

Edison Likaj: Nga Komisariati nr.3, ku janë miqtë dhe vëllezërit tanë, na nisin disa pyetje që janë pyetje retorike dhe publike për Ulsi Manjën, meqë ai dhe bandat e tij goditën protestuesit:

A është e vërtetë, zoti Manja, që familjarët tuaj janë paguar nga inceneratorët? A është e vërtetë, Ulsi, që në Palasë të kanë dhuruar një vilë ca trafikantë droge? Për këtë ka edhe pyetje të tjera. A është e vërtetë, Ulsi, që ti po ndërton edhe në Paskuqan? A është e vërtetë, Ulsi, që ti po ndërton edhe në Farkë?

E sa e sa pyetje të tjera na vijnë nga komisariati. Ndaj ky njeri nuk ka qenë një ish-zyrtar i korruptuar, është një kriminel që meriton të shkojë në burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion