Aksidentoi për vdekje “Xubin” e Yzberishtit, Gjykata cakton arrest shtëpie për drejtuesen, ndodhet në…

Aktualitet

Aksidentoi për vdekje “Xubin” e Yzberishtit, Gjykata cakton

TIRANA
Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest shtëpie për Ankela Mulletin e cila u përshi në aksidentin me vdekje të 45-vjeçarit Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si ‘’Xubi’’ i Yzberishtit.

Mulleti akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor pasi gjatë aksidentit bëri një manovër të gabuar.

Avdillari gjeti vdekjen e menjëhershme në aksidentin e trefishtë ndërkohë që Mulleti ndodhet në spital në gjendje jo të mirë.

Ankela Mulleti ka dy fëmijë të mitur, ndërkohë që mësohet nga Prokuroria se Avdillari me motorin e tij ishte duke ecur me një shpejtësi prej 180 km/h. Po ashtu Prokuroria kërkoi arrest shtëpie për Ankela Mulletin, masën që vendosi edhe Gjykata.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion