Aksidentohet makina në Tiranë-Durrës, 2 të plagosur

Aktualitet

Aksidentohet makina në Tiranë-Durrës, 2 të plagosur

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të premte, në autostradën Tiranë-Durrës ku një makinë është përplasur me murin rrethues. Mësohet sesi pasojë e aksidentit janë plagosur pasagjerët, shtetasi E.H dhe A.H, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2021., rreth orës 11:30, në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Maminasit, automjeti me drejtues shtetasin Xh. H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues.

Për pasojë janë lënduar pasagjerët, shtetasit E. H. dhe A. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT