Aksidenti tragjik te Ura e Kardhiqit, FOTO: Ky është ushtaraku nga Gjirokastra që ndërroi jetë

Aktualitet

Aksidenti tragjik te Ura e Kardhiqit, FOTO: Ky është ushtaraku nga

Qemal Nisllaj është ushtaraku nga fshati Hormovë i Gjirokastrës që ndërroi jetë mëngjesin ë kësaj të premte në afërsi të Urës së Kardhiqit. 62 vjeçari humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi jashtë rruge, duke vdekur në vendngjarje.

Qemal Nisllaj ishte Shefi i seksionit të rekrutimit të ushtarakëve në qarkun e Gjirokastrës. Ikja e tij e parakohshme nga jeta ka trishtuar familjen, miqtë dhe të gjithë kolegët e tij në Forcat e Armatosura.

"Rreth orës 05:10, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në afërsi të "Urës së Kardhiqit", shtetasi Qemal Nisllaj, 62 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi Qemal Nisllaj, ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", thuhej në njoftimin e Policisë së Gjirokastrës, dhënë këtë mëngjes.

Ndërkohë, faqja "Rrethi i Tepelenës" ka shkruar se Qemal Nisllaj kishte dhënë një kontribut të çmuar për Seksionin e Rekrutimit Gjirokastër, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë njerëzor, pasi ishte një qytetar model i Gjirokastrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion