Aksidenti tragjik në Elbasan, reagon policia: Viktimë një grua 54-vjeçare

Aktualitet

Aksidenti tragjik në Elbasan, reagon policia: Viktimë një grua

Elbasan- Një 54-vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një kamion u përplas me një makinë.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur orës 18:33, në fshatin Xibrakë, ku një kamion ka përplasur një makinë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur viktimë F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe.

Mësohet se kamioni i përfshirë në aksident drejtohej nga V.J., nga Maqedonia e Veriut. Ky kamion është përplasur me makinë tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë. Viktima dhe e plagosura mësohet se udhëtonin me mjetin tip “Cintroen “ që drejtohej nga E.M

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion