Aksident tragjik në Don Bosko / Makina përplaset me motorin, humb jetën drejtuesi (EMRI)

Aktualitet

Aksident tragjik në Don Bosko / Makina përplaset me motorin, humb

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një burrë ka humbur jetën pas përplasjes me një automjet.

64-vjeçari, i identifikuar si Prend Ndreu, po lëvizte me motor dhe është përplasur nga një makinë. Si pasojë e përplasjes, Ndreu ka marrë plagë të rënda, të cilave nuk u mbijetoi edhe pse u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

Tiranë / Informacion paraprak

Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në lagjen "Don Bosko", automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion