Aksidenti në Shkodër/ 3 personat brenda makinës dolën në pjesën poshtë urës, një prej tyre me dëme serioze

Aktualitet

Aksidenti në Shkodër/ 3 personat brenda makinës dolën

Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin e ndodhur në urën e Spatharit, në aksin rrugor Shkodër–Vau i Dejës, ku një automjet përfundoi në ujë.

Sipas informacioneve, në mjet ndodheshin tre persona, të cilët kanë arritur të dalin vetë nga automjeti menjëherë pas rënies në ujë. Ata kanë qëndruar për disa minuta poshtë urës, të kapur pas mbajtëseve plastike, deri në mbërritjen e ndihmës.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar kalimtarë të rastit, si edhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga lumi. Dy prej personave ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi i tretë ka pësuar dëmtime serioze dhe po merr ndihmë mjekësore.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion