Aksidenti në minierën e Katjelit, policia jep detaje: Ja çfarë shkaktoi vdekjen e minatorit!

Aktualitet

Aksidenti në minierën e Katjelit, policia jep detaje: Ja

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur në minierën e Katjelit në Prrenjas, ku humbi jetën minatori Sajmir Bego, 57-vjeç, i cili ishte dhe kryetar i sindikatës së minatorëve në atë zonë.

Sipas policisë, vdekja e 57-vjeçarit ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes së masivit të mineralit.

"Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion