Aksidenti në Fier, reagon policia: Personi që humbi jetën ishte 75 vjeç!

Aktualitet

Aksidenti në Fier, reagon policia: Personi që humbi jetën ishte

Policia dha detaje në lidhje me aksidentin në Fier, ku humbi jetën një i moshuar. Në një njoftim bëhet me dije se ka humbur jetën shtetasi I.B., 75 vjeç dhe jo L.Ç., 81 vjeç.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën.

Sqarojmë se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.

Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç dhe jo L.Ç., 81 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion