Aksidenti me tre viktima/ Shefi i Trafikut: Kodi Rrugor të ndryshohet në bazë të statistikave të aksidenteve

Aktualitet

Aksidenti me tre viktima/ Shefi i Trafikut: Kodi Rrugor të ndryshohet

Shefi i Trafikut në Tiranë, Taulant Gjoka, në një intervistë për Abc Neës, tha se shpejtësia tej normave të lejuara dyshohet të ketë qenë shkaku i aksidentit të rëndë që mori tre jetë njerëzish dhe plagosi tre të tjerë. I pyetur nëse duhet të ndryshojë Kodi Rrugor për të shmangur ngjarje të tilla, ai tha:

“Sa i përket masave që duhet të ndodhin duke u nisur nga aksidente të kësaj natyre, janë grupe dhe institucione të tjera që duhet ta mendojnë duke u nisur nga statistika dhe të ketë iniciativa për ta përmirësuar.

Kodi rrugor ndryshohet dhe është ghjithë kohën duke u përshtatur me sjelljet agresive që kemi. Por si duket ka disa dispozita që ende nuk e japim impaktin e parandalimit në aspektin e sigurisë në rrugë.”, tha Gjoka.

Aksidenti i rëndë pasditen e së enjtes. Përveç tre viktimave, nga ky aksident mbetën edhe tre të tjerë të plagosur rëndë, të cilët po marrin kujdes shëndetësor në spital. 20-vjeçari Klevis Ruçaj ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizjeje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë TEG-ut.

Pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese të mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Hyndai”, me drejtues Qemal Kurtin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion