"Benz"-i me 7 klandestinë "fluturoi" anë lumit Vjosa, kush është shoferi nga Shkodra që humbi jetën

Aktualitet

"Benz"-i  me 7 klandestinë "fluturoi" anë lumit

Një aksident i rëndë ka tronditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit.

Një makinë e tipit “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të lumit Vjosa.

Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur 8 persona, 7 emigrantë të Lindjes së Mesme dhe shoferi nga Shkodra. Zbulohet se shoferi nga Shkodra është Edison Bregaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia bën me dije se "Benz"-i me të cilën 24-vjeçari tranportonte emigrantët nga vendet e treta ishte marrë qira nga Agustin Gjepa në Shkodër.

"Këlcyrë/Informcion shtesë Në vijim të informacionit paraparak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), ju informojmë se nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip "Benz" që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç. Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë-Përmet, makina lëvizte me 200 km/orë, shoferi tentoi t'i shpëtonte policisë

"Benz"-i  me 7 klandestinë "fluturoi" anë lumit

Tetë viktima janë shkaktuar nga një aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Këlcyrë-Përmet. Në automjet ndodheshin 7 shtetas nga vendet e treta, ndërsa shoferi një shtetas nga Shkodra. Fatkeqësisht asnjë i mbijetuar.

Duke udhëtuar nga Përmeti në Këlcyrë , makina është pikasur nga një patrullë policie dhe në këtë mënyrë shoferi është kthyer pas me shpejtësi, duke tentuar t’i shpëtojë policisë dhe ka lëvizur me rreth 200 km/orë.

Kjo ka bërë edhe që drejtuesi i automjetit të humbasë kontrollin e makinës duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në anë të lumit Vjosa.

Ekspertët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për hetimin e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

ME TE LEXUARAT