Aksident zinxhir në Vlorë, përfshihen tre automjete, pasagjerja përfundon në spital

Aktualitet

Aksident zinxhir në Vlorë, përfshihen tre automjete, pasagjerja

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Lungomare ku tre automjete, përkatësisht një tip ‘Opel’, një ‘Mazda’ dhe një ‘Benz’, janë përfshirë në përplasjen zinxhir.

Brenda dy automjeteve të para udhëtonin turistë të huaj që lëviznin në grup.

Si pasojë e aksidentit është plagosur lehtë pasagjerja që ndodhej në automjetin e dytë, të tipit Mazda. Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spital për plagët e marra në këmbë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Autoritetet kanë kërkuar gjithashtu që pjesëmarrësit në trafikun e zonës të jenë të kujdesshëm, pasi aksidenti ka shkaktuar bllokime të përkohshme.

 

 

ME TE LEXUARAT