Aksident tragjik në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2025, 07:54
Aktualitet

Një person humbi jetën në një aksident rrugor në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur një 37-vjeçar që drejtonte një automjet, përplasi një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të rënda, ndërroi jetë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


