Aksidentohet për vdekje 30-vjeçari shqiptar në Itali, i akuzuar si shitës droge

Aktualitet

Aksidentohet për vdekje 30-vjeçari shqiptar në Itali, i akuzuar

Një 30-vjeçar shqiptar mbeti i vdekur në La Catena të Italisë, pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me një mjet tjetër.

Dhurim Shini, banues në Gaeta është përplasur me një makinë tjetër në të cilën udhëtonin dy vajza, të dyja të plagosura rëndë.

Përpjekjet e personelit për shpëtimin e djalit ishin të padobishme, pasi ai vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në makinën tjetër po udhëtonin dy gra, shoferja 58-vjeçare dhe një pasagjere, të cilat u shpëtuan, por ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Sipas medias italiane, në vitin 2016 Shini u arrestua së bashku me dy djem të tjerë me akuzën e trafikut të drogës. Sipas hetimeve të policisë, i riu ishte bërë pikë referimi për të rinjtë e bashkisë Gaeta dhe Formia në kërkim të kokainës dhe hashashit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion