Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas 3 fëmijë, ndërrojnë jetë 2 prej tyre. Një tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore

Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas 3

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 10–13 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi të lartë, ndërsa fëmijët kanë qenë duke luajtur në lagje.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion