Aksident tragjik në Durrës/ Makina bie nga mbikalimi, humb jetën 18-vjeçarja, plagoset shoferi dhe dy këmbësorë

Aktualitet

Aksident tragjik në Durrës/ Makina bie nga mbikalimi, humb jetën

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë një të vdekur dhe tre të plagosur është shënuar mbrëmjen e së enjtes (15 janar) në Durrës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, në zonën e urës së Dajlanit, në lagjen nr. 4, një automjet ka rënë nga mbikalimi.

Aksident tragjik në Durrës/ Makina bie nga mbikalimi, humb jetën

Sipas informacionit paraprak, automjeti drejtohej nga shtetasi A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe.

Nga aksidenti janë dëmtuar gjithashtu drejtuesi i automjetit, A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç. Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026,  te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion