Aksident tragjik në Austri/ Kamioni përplaset me trenin dhe shpërthen në zjarr

Në tren ndodheshin 10 pasagjerë, tre prej të cilëve – përfshirë makinistin – pësuan lëndime të lehta, ndërsa të tjerët dolën të tronditur, por fizikisht të padëmtuar. Punëtorë ndërtimi që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kishin thithur tym dhe gjithashtu morën ndihmë mjekësore në vend.
Më shumë se 70 zjarrfikës me 14 automjete ndërhynë menjëherë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth. Operacioni për shuarjen e zjarrit zgjati disa orë, ndërsa hetimet për shkaqet e përplasjes janë ende në vijim.
Autoritetet austriake nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi shkakun e saktë të aksidentit, por theksojnë se kalimi hekurudhor nuk ishte i mbrojtur me barriera apo sinjalizim automatik – një faktor kyç që mund të ketë ndikuar në tragjedinë e sotme.

