Aksident në Vorë/ Përplasen dy makina, njëra del nga rruga, plagoset shoferi

Dy makina janë përfshirë në aksident rrugor pasditen e sotme, rreth orës 17:40.
Gjatë përplasjes njëra nga makinat ka dalë nga rruga dhe si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi A.H, 40 vjeç, i cili ndodhet në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 13.05.2021, rreth orës 17:40, në Vorë, janë përfshirë në aksident 2 mjete, ku njëra nga mjetet ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


