Aksident në Tiranë/ Makina përplas punonjësin e policisë jashtë shërbimit, nisin kërkimet për shoferin

Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Makina përplas punonjësin e

Rreth orës 17:40, në zonën e Freskut në Tiranë, një automjet i paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L, një punonjës policie jashtë shërbimit. Sipas informacionit paraprak, ai është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë bërë identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident dhe po punojnë për gjetjen e drejtuesit të tij. Grupi hetimor është angazhuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur detajet e saj.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak


Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion