Aksident në Tiranë, kamioni përplas një vajzë 14 vjeçare

Aktualitet
Aksident në Tiranë, kamioni përplas një vajzë 14
ilustrim


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën "Tom Plezha", në Tiranë, ku një kamion drejtuar nga një person me iniciale M. L., ka përplasur një vajzë 14 vjeçare me iniciale E.S.

E mitura është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe mësohet se nuk ka rrezik për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksident.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 28.08.2021, rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion