Aksident në Tiranë/ 33-vjeçarja me Benz përplas qytetarin në mes të rrugës!

Aktualitet

Aksident në Tiranë/ 33-vjeçarja me Benz përplas qytetarin

Një 33-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi ka aksidentuar një 50-vjeçar në zonën Fushë Kuqe-Gurëz. 

Mësohet se i plagosuri G.K., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e përplasjes së fortë. 

"Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasen M. Gj, 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën rurale Fushë Kuqe-Gurëz, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtuese shtetasen M. Gj, është përplasur me një biçikletë të drejtuar nga shtetasi G. K, 50 vjeç, banues në Fushë Kuqe.

Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spital për ndihmë mjekësore. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion