Aksident në Selenicë, makina përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës. Plagoset shoferja
Lajmifundit
/
12 September 2026, 18:43
Aktualitet

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në dalje të fshatit Brataj
Selenicë. Raportohet se një shofere ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Si pasojë, ajo ka pësuar disa lëndime. Shoferja është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


