Aksident në punë, vdes i shtypur nga krahu i vinçit 51-vjeçari shqiptar. Djali i tij ishte dëshmitar

Aktualitet
Aksident në punë, vdes i shtypur nga krahu i vinçit

Një punëtor 51-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së hënës në një aksident të tmerrshëm në vendin e punës në Torino. Shqiptari jetonte në Arcore. Drama ndodhi brenda impiantit të pastrimit të ujit në Corso Unità d’Italia ku 51-vjeçari Fatmir Isufi, punonjës i një kompanie vdiq i shtypur nga krahu i vinçit.

Përveç mjekëve me autoambulanca të shumta, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit e reparteve Centrale dhe Lingotto, karabinierët e njësisë lëvizëse dhe inspektorët e Spresalit të ASL Torino, përgjegjës për hetimin e ngjarjes.

Sipas asaj që është rikonstruktuar aktualisht, burri ishte duke punuar në ndërtimin e strukturës për të mbajtur një rezervuar të ri pompimi kur diçka shkoi keq dhe krahu i vinçit i ra sipër. Në kantier ishte duke punuar edhe djali i viktimës, i cili ka mbetur i padëmtuar, por në gjendje shoku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion