Aksident në Lushnje/ Përplasen dy makina dhe përfundojnë brenda në lokal

Një aksident ka ndodhur mesnatën që sapo lamë pas në Pluk të Lushnjës, teksa dy makina kanë përfunduar brenda një lokali.
U bë me dije se drejtuesi i automjeti tip Volksvagen ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet tip Benz, i cili ka qenë i parkuar para lokalit dhe të dy mjetet kanë përfunduar brenda ambjenteve të lokalit, duke e shkatërruar plotësisht.
Drejtuesi i automjetit Volksvagen është dërguar me urgjence në spitalin e Lushnjës.
Fatmirësisht lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur klientë apo personel, në momentin që makinat kanë përfunduar brënda tij.
Pronarja e lokalit shprehet se kanë dëgjuar një zhurmë të tmerrshme, ndërsa ishte në shtëpi, teksa kamerat sipas saj treguan se çfarë kishte ndodhur. Këtu është shkatërruar gjithçka, thekson ajo.


