Aksident në “Levan-Tepelenë”, mjeti del nga rruga, dy të plagosur

Aktualitet

Aksident në “Levan-Tepelenë”, mjeti del nga rruga, dy

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin “Levan-Tepelenë”.

Policia sqaron se rreth orës 12:20 shtetasi P. A., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion