Aksident në Greqi, një fouristradë tërheq zvarrë një 62-vjeçar shqiptar!

Aktualitet

Aksident në Greqi, një fouristradë tërheq zvarrë

Një 62-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i plagosur pasi një aksidenti rrugor në zonën e Lentarianon në Hania.

Drejtuesi i një fuoristrade, teksa po lëvizte me shpejtësi, humbi kontrollin e mjetit, u ngjit në trotuar dhe tërhoqi zvarrë 62-vjeçarin.

Siç raportojnë autoritetet policore, drejtuesi i mjetit ka vazhduar pa ndalur duke lënë braktisur të plagosurin. 62-vjeçari u transportua me autoambulancën e EKAV-it në Spitalin e Përgjithshëm të Hanias ku po trajtohet për dëmtime ortopedike.

62-vjeçari po shkonte të merrte biçikletën e parkuar pranë trotuarit, kur u godit nga automjeti.

Njësia e Qarkullimit në Hania po heton aksidentin ndërsa është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion