Aksident në Fier, autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake, 6 të lënduar

Aktualitet

Aksident në Fier, autobusi përplaset me makinën e policisë

Një aksident ka ndodhur sot në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier ku një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier.

Bëhet me dije se sii pasojë e përplasjes 6 persona janë lënduar lehtë dhe janë transportuar drejt Sptalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion