Aksident në Durrës, drejtuesi i motorit humb kontrollin dhe rrëzohet (DETAJE)

Aktualitet

Aksident në Durrës, drejtuesi i motorit humb kontrollin dhe

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Burime bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur pranë mbikalimit të Hekurit.

Po ashtu bëhet e ditur se drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.


Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi G.D., i cili u transportua me ambulancë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion