Aksident në Ballsh, humb jetën 16-vjecari, një jetër plagoset

Aktualitet

Aksident në Ballsh, humb jetën 16-vjecari, një jetër

Nje aksident rrugor ka ndodhur mbremjen e sotme ne Ballsh me pasoje nje te vdekur e nje te plagosur.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur pas perplasjes se nje makine me nje motomjet ne zonen e quajtur Ura e Lumit.

Mallakastër
Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur "Ura e lumit", Ballsh, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip "Ford" është përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT