Aksident në autostradën Tiranë – Durrës, makina humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen

Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë – Durrës, makina humb

Një aksident është shënuar këtë mbrëmje në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të qytetit të Vorës.

Sipas raportimeve, makina tip “Ford” me targa AA 236 RK, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Mësohet se në makinë, po udhëtonin 4 persona, tre djem dhe një vajzë. Fatmirësisht veç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e mundshme të aksidentit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion