Aksident në aksin Vlorë-Himarë, ‘Porsche’ merr përpara motorin! Përfundon në spital 26-vjeçari (EMRI)

Aktualitet

Aksident në aksin Vlorë-Himarë, ‘Porsche’ merr

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë, në aksin Vlorë–Himarë, në zonën e Llamanit.

Në aksident janë përfshirë një automjet i markës “Porsche”, me targë AB697VC, i drejtuar nga Gëzim Mejdi, 50 vjeç, banues në Sarandë, si dhe një motomjet i markës “Honda”, me targë ZAH245, i drejtuar nga Kristofer Kokaveshi, rreth 26 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime shëndetësore dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion