Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, automjetet përplasen me njëra-tjetrën, dy persona të plagosur

Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, automjetet përplasen

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa nga informacionet paraprake mësohet se të lënduar kanë mbetur dy persona.

Këta të fundit janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Nga ana tjetër, policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Konfirmohet nga policia se në spital është dërguar një nga drejtuesit e mjeteve, i cili ka marrë dëmtime por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që ndihmë i është dhënë dhe një pasagjeri por nuk ka dëmtime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion