AKSIDENT NË TIRANË-ELBASAN/ Përplasen kamioni dhe një makinë, bllokohet trafiku

Aktualitet
AKSIDENT NË TIRANË-ELBASAN/ Përplasen kamioni dhe një

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë zonës së Bradasheshit, ku janë përfshirë një kamion dhe një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe një ambulancë, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.

Për shkak të përplasjes, qarkullimi në autostradë është bllokuar për më shumë se 30 minuta, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh në të dy drejtimet e lëvizjes.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut.

ME TE LEXUARAT