Aksident mes dy makinash në Kaçanik, një i plagosur

Aktualitet

Aksident mes dy makinash në Kaçanik, një i plagosur

Një aksident është regjistruar rreth orës 20:10 në hyrje të autostradës “Arbën Xhafetri” në Kaçanik. Si pasojë është plagosur një person.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli u shpreh se në aksident janë përfshirë dy makina. Njëra prej të cilave ka targa të huaja.


“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen hetimet.

ME TE LEXUARAT