Aksident me vdekje/ Shoferi iken nga vendngjarja, policia jep detajet

Aktualitet

Aksident me vdekje/ Shoferi iken nga vendngjarja, policia jep detajet

Një aksident tragjik raportohet se ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një person ka mbetur i vdekur dhe shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftim i Policisë:

Elbasan-  Më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, është gjetur i pajetë, në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT