Aksident me vdekje në aksin Berat- Dimal! U përplas me makinën, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin Berat- Dimal! U përplas me makinën,

Një aksident i rëndë, ku një persona ka humbur jetën, ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Berat-Dimal.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Otllak, ku një motor ka goditur nga pas mjetin “BMW” që ishte në ecje dhe si pasojë e goditjes pasagjeri i motorit ka “fluturuar” në ajër dhe është përplasur në rrugë, duke gjetur vdekjen.

Viktima është shtetasi Adrian Azemi, 57 vjeç, banues në fshatin Lapardha, ndërkohë që drejtuesi i motorit Alban Gajda, 35-vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa po kryhen hetimet e para në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion