Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, në autobus ndodhej stafi i kampit të Gjadrit

Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, në autobus

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër në fshatin Balldren. Në aksident janë përfshirë tre automjete, një autobuz, një kamionçine dhe një  makinë. Deri më tani raportohet për një të lënduar.

Në autobuz ndodhej stafi i kampit të Gjadrit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:59, te kthesa e Balldrenit, janë përplasur me njëra-tjetrën, 3 automjete. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Renault”, shtetasi N. N., 29 vjeç, banues në Lezhë, i cili është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion