Aksident i RËNDË gjatë natës në autostratën “Tiranë-Durrës”! Humb jetën 39-vjeçari

Aktualitet

Aksident i RËNDË gjatë natës në autostratën

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë mesnatës në autostratën “Tiranë-Durrës”, ku 39-vjeçari S. C. ka humbur jetën. Policia bën me dije se ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë e përplasjes ka humbur jetën. I plagosur ka mbetur shtetasi V. C., i cili është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.04.2026, rreth orës 23:50, automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”. Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion