Aksident i rëndë në Tiranë, makina “fluturon” dhe futet në stacionin e autobusit, përplas dy kalimtare

Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, makina “fluturon”

Dy kalimtare janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në Tiranë si pasojë e një aksidenti. Policia njofton se rreth orës  20:55 te “Vasil Shanto” një makinë me drejtuese F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në stacionin e autobusit.

Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesja humbi kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion