Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplaset me shtyllën! Humb jetën një person (EMRI)

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplaset me

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak” në Shkodër.

Naim Kurtoviq duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Naim Kurtoviq, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Informacion paraprak-Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.

Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion